Ministri Krasniqi vizitoi pikën kufitare në Jarinjë, zotohet për luftimin e tregëtisë informale dhe krimit të organizuar

1 muaj më parë

Ministri Krasniqi vizitoi pikën kufitare në Jarinjë, zotohet për luftimin e tregëtisë informale dhe krimit të organizuar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar pikën kufitare Jarinjë, e cila ndodhet në pjesën veriore të vendit në kufirin me Serbinë,

Ai bisedoi me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast ka përgëzuar ata për punën e tyre profesionale që po bëjnë atje, ndërsa premtoi se do ta luftojë informalitetin dhe krimin e organizuar gjithandej vendit, transmeton Klankosova.

“Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës”, ka thënë veç tjerash Krasniqi, njofton KP, transmeton Klan Kosova.