Ministri gjerman: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë pjesë e BE-së

4 javë më parë

Ministri gjerman: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë pjesë e BE-së

Ministri Federal gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjetika, Peter Altmaier, kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë pjesë e BE-së.

Altmaier është i zhgënjyer nga refuzimi i hapjes së negociatave me këto vende.

Pak para vizitës së tij në Ballkan, Altmaier kritikoi refuzimin e fillimit të negociatave të pranimit të këtyre dy vendeve në BE, javën e kaluar, shkruan Alsat-M përcjellë AktivPress.

”Jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE”, theksoi politikani i CDU-së.

“Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Shpresoj që bisedimet për pranimin të fillojnë shumë shpejt”, tha Altmaier, i cili do të zhvillojë një tur vizitash në Kroaci, Malin e Zi dhe Serbi.