Ministri Gashi tregon se cili emër është si opsion për stadiumin kombëtar

3 javë më parë

Ministri Gashi tregon se cili emër është si opsion për stadiumin kombëtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se është ende herët të flitet për emrin që do ta mbajë stadiumi kombëtar i cili do të ndërtohet në Drenas.

Ai ka thënë se ndërtimi i tij pritet të nisë në muajin shtator, e për dy vite ai do të jetë i gatshëm për të pritur ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

“Është ende herët. Ka dal një propozim që të quhet ‘Dardania Arena’. Me sa kam parë po pëlqehet si ide, dhe është një opsion. Por të shohim”, ka thënë Gashi, në Interaktiv të KTV-së.

Gashi ka thënë se e ka pasur ndërmend që të propozojë që stadiumi i ri të mbajë emrin e Fadil Vokrrit, por meqë ai i Prishtinës tashmë ka marrë këtë emër, ai ka hequr dorë nga kjo ide.

Gashi ka thënë se kostoja e shpenzimeve për ndërtimin e stadiumit pritet të afrohen te 60 milionë euro.

Ndërkohë ai ka thënë se pjesa tjetër e kompleksit, ku përfshihen dy fusha ndihmëse, konvikti, hoteli, një qendër tregtare, çerdhe, parkingu për 3 mijë vetura, etj, do të ndërtohen përmes Partneritetit publiko-privat.

“Mendoj se do të ketë kompani të interesuara për të investuar”, ka thënë ai.

“Jam ithtar i fillimit të stadiumit e më pas mund të flasim për pjesën tjetër”, ka shtuar ai.