Ministri Gashi i gëzuar: Saga e sponsorizimit u kry!

5 muaj më parë

Ministri Gashi i gëzuar: Saga e sponsorizimit u kry!

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim.

Ky vendim i deputetëve është mirëpritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shkruan AktivPress.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka thënë se “saga e sponsorizimit u kry!”

“Kështu, nga sot, me fillimin e zbatimit e ligjit në fjalë, do të mundësohet që rreth 30 milion euro të sponsorizohen brenda një viti për zhvillimin e sportit, rinisë, artit e kulturës”, ka shkruar Gashi.

Implementimi i Ligjit për Sponsorizim, sipas tij, do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshën i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë.

“Me të marrë drejtimin e MKRS-së kemi hartuar Rregulloren përkatëse, Komisionin për vërtetimin e sponsorizimit, si dhe kemi lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë, pra kemi përfunduar paraprakisht të gjitha obligimet që dalin nga ligji përkatës”, ka shtuar Gashi.

“Faleminderit kryetarit Kadri Veseli dhe deputetëve për votën e tyre, urime të rinjve, sportistëve dhe artistëve!”, ka përfunduar Gashi. /AktivPress/