Milionat e investuara në Hotel Grand nuk do të kompensohen (VIDEO)

2 vite më parë

Milionat e investuara në Hotel Grand nuk do të kompensohen (VIDEO)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nuk do të bëjë asnjë kompensim për investimet që i ka bërë ish blerësi i hotelit Grand.

Ndërsa për minierën e Goleshit, AKP-ja do t’i respektojë vendimet e gjykatës, të cilat sipas zyrtarëve të agjencisë, nuk i japin të drejtë ish-blerësit t’i kthejnë investimet që i ka bërë në minierë.

Kështu kanë thënë zyrtarët e AKP-së, sipas së cilëve AKP është duke i përgatitur për privatizim të serishëm këto asete, ashtu sikurse edhe e parasheh ligji i AKP-së.

Drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, thotë se AKP do të përgatisë për privatizim këto asete, ashtu sikurse edhe e parasheh ligji i AKP-së, si dhe duke u koordinuar edhe me Qeverinë e Kosovës për shkak se konsiderohet se këto asete janë më rëndësi strategjike.

“Unë po besoj se me konsolidimin e institucioneve gjegjëse ne do të vazhdojmë në të ardhmen që së pari të kemi një vendim nga Qeveria, se si do t’i trajtojmë këto asete e pastaj edhe për procesin se si do të zhvillohet në lidhje me shitjen, privatizimin e këtyre aseteve. Në kuadër të kësaj liste, kemi hotelin Grand, minierën e Strezovcit dhe Goleshit, është fabrika e gomave industriale, Damperi në Therandë, ka edhe asete të tjetra të përmasave të mëdha me karakter strategjik“, tha Hajdari.

Me konsolidimin e Qeverisë së re, do të merret vesh edhe mënyra se si do të trajtohen këto asete./tribuna