Miliarderët dhe familjet mbretërore po nxitojnë t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën mandarine

2 vite më parë

Miliarderët dhe familjet mbretërore po nxitojnë t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën mandarine

Mësimi i një gjuhe të dytë është dëshmuar se ofron një sërë përfitimesh shëndetësore dhe edukative.

Mësimi i një gjuhe të dytë e përmirëson zhvillimin e trurit, ju mbron nga demenca dhe ndihmon në jetëgjatësinë e vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Siç duket gjuha mandarine është më e ‘nxehta’ për momentin, ku disa prej familjeve të profilit të lartë kanë filluar t’ua mësojnë këtë gjuhë fëmijëve të tyre në një moshë shumë të re.

Kinezishtja është gjuha me më së shumti folës vendas në botë, ku ka rreth 1.2 miliardë të tillë. Ekzistojnë dy dialekte kryesore të cilat i ka gjuha kineze – mandarinn dhe kantonishten – dhe 1 miliardë nga totali e flasin gjuhën mandarine.

Pra kjo shifër tregon se kjo gjuhë do të vazhdojë të jetë e rëndësishme për biznese në të ardhmen.

Jeff dhe Mackenzie Bezos
Themeluesi i ‘Amazon’, Jeff Bezos, bashkë me gruan e tij kanë katër fëmijë dhe kanë eksperimentuar me shumë mënyra se si t’i edukojnë fëmijët.

“I kemi provuar të gjitha gjërat… duke përfshirë udhëtimi jo-sezonal, eksperimente shkencore në kuzhinë, mësimin e gjuhës mandarine, programin matematikor të Singaporit, dhe shumë sporte tjera”, ka treguar MacKenzie për për Vogue.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan
I pari i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg’, ka filluar të mësojë gjuhën mandarin para disa viteve dhe është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Gruaja e tij, Priscilla Chan, është vajzë e refugjatëve kinezë të cilët kishin emigruar në Vietnam dhe flet kantonishte të rrjedhshme.

Çifti ia mëson këtë gjuhë vajzës së tyre Max. Mark Zucerkberg e kishte ngarkuar një video në profilin e tij në Facebook, ku kishte shfaqur asistentin e tij personal AI duke ia mësuar Max-it gjuhën mandarin.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner
Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë tre fëmijë dhe e kanë punësuar një dado e cila flet gjuhën mandarin për t’u ndihmuar atyre ta sjellin atë gjuhë në shtëpinë e tyre.

Princi William dhe Kate Middleton
Çifti mbretëror i kanë dy fëmijë dhe po e presin të tretin. Djali i parë i tyre, Princi George, 4 vjeçar, ditën e parë të shkollës e ka filluar në Thomas’ Battersea, Londër. Shkolla do t’ia mësojë gjuhën mandarin Princit George. /Telegrafi/