Milan dhe Juve refuzojnë ofertën e Chelsea-s për Higuain

6 muaj më parë

Milan dhe Juve refuzojnë ofertën e Chelsea-s për Higuain

Milan dhe Juventus e kanë refuzuar ofertën e Chelsea-s për huazimin e Gonzalo Higuain, sipas Tuttosport.

Të Kaltrit kishin shpresuar që ta sigurojnë firmën e argjentinasit në një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit, pasi kishin mbajtur bisedime me vëllanë e tij në Londër.

Higuain momentalisht gjendet i huazuar te Milani nga Juventusi, dhe Zonja e Vjetër ka shprehur gatishmërinë e pranimit të një oferte solide për largimin e përhershëm të tij.