Microsoft, 100 milionë dollarë në Kenia dhe Nigeri për zhvillimin e teknologjisë

3 muaj më parë

Microsoft, 100 milionë dollarë në Kenia dhe Nigeri për zhvillimin e teknologjisë

Microsoft do të investojë 100 milionë dollarë për të hapur një qendër të zhvillimit të teknologjisë në Kenia dhe Nigeri gjatë pesë viteve të ardhshme.

Gjigantët e teknologjisë globale, kanë rritur investimet në kontinentin afrikan në vitet e fundit duke përfituar nga ekonomia në rritje me ngritjen e niveleve të aksesit në internet nga një popullsi rinore.

Microsoft do të punësojë më shumë se 100 inxhinierë vendas për të përshtatur aplikacionet për tregun afrikan dhe për të zhvilluar ato të reja për kontinentin dhe më gjerë.

“Përveç kësaj, është një mundësi për të bashkëpunuar me partnerët, akademikët, qeveritë dhe zhvilluesit, duke nxitur ndikimin dhe inovacionin në sektorët e rëndësishëm në kontinent”, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Kompania tashmë ka gjashtë shpërndarës të tjerë të zhvillimit kudo në botë. Qendra e re e zhvillimit të Afrikës do të mbështesë gjithashtu bizneset e themeluara të Microsoft si Office, Azure dhe Windows.