Michelle Obama i shkruan letër këngëtares së njohur shqiptare

4 muaj më parë

Michelle Obama i shkruan letër këngëtares së njohur shqiptare

Ish zonja e parë amerikane Michelle Obama i ka dërguar një letër këngëtares së njohur shqiptare Bebe Rexha.

Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkurajuar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi. Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës/ 27.Al