Meta dekreton Kastriot Robon ambasador të ri në Turqi

3 javë më parë

Meta dekreton Kastriot Robon ambasador të ri në Turqi

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot lirimin nga detyra të Genti Gazhelit, si ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, dhe dekretoi Kastriot Robon në këtë detyrë.

Në dekretin e presidentit Meta thuhet se, “Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë”.

Në një dekret tjetër presidenti Meta thekson se, “Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident”/ATSH