Mësuesja akuzohet për seks me nxënësin 13 vjeçar

2 muaj më parë

Mësuesja akuzohet për seks me nxënësin 13 vjeçar

Një ish-mësuese e klasave të gjashta, është akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një 13 vjeçar, që ishte nxënës i saj.

Brittany Zamora, 28 vjeçare, u deklarua fajtore për keqtrajtimin e një fëmije dhe për sjellje seksuale me një të mitur.

Zamora u arrestua në mars të vitit 2018 pasi familja e djalit zbuloi mesazhe mes të dyve. Mesazhet kishin të bëjnë me akte specifike të seksit, transmeton Klan Kosova.

Përveç kësaj, dokumentet deklarojnë se viktima pretendohet t’ju ketë thënë prindërve se aktet seksuale janë kryer nga Zamora në klasë dhe brenda makinës së saj.

Dokumentet e gjykatës pohojnë se gjatë një telefonate, Zamora iu kërkoi falje prindërve të viktimës por kurrë nuk tha në të vërtetë se kishte marrëdhënie seksuale me viktimën dhe siguroi prindërit se ajo nuk ishte shtatzënë.

Më pas, në janar të këtij vitit, familja e viktimës ngriti padi kundër bashkëshortit të saj dhe distriktit shkollor, duke kërkuar 2.5 milionë dollarë dëmshpërblim.