Messi vs Shaqiri sonte, përballen PSG dhe Lyon

1 muaj më parë

Messi vs Shaqiri sonte, përballen PSG dhe Lyon

Një duel tejet interesant do të zhvillohet sonte në Ligue 1 të Francës.

Lideri aktual, Paris Saint-Germain do ta presë në “Parc des Princes” Lyonin e papërshtatshëm, shkruan Express.

Pas pesë xhirove, PSG-ja i ka të gjitha fitore dhe këtë ecuri synon ta vazhdojë edhe sonte.

Në anën tjetër, Lyoni i Xherdan Shaqirit nuk ka pasur start të mirë të sezonit dhe pas pesë xhirove renditet i shtati me tetë pikë gjithsej.

Në këtë takim pritet që Messi t’ia nis nga minuta e parë.