Messi nuk do të largohet nga Barcelona në janar

2 ditë më parë

Messi nuk do të largohet nga Barcelona në janar

Klubi katalunas, Barcelona, ka informuar se nuk mund ta përballojë shitjen e Messit në janar, raporton “Marca”.

Me dorëheqjen e Josep Maria Bartomeu si president i “Blaugranëve” dhe me zgjedhjet e reja për president që do të mbahen me 24 janar të vitit 2021, bordi momental në detyrë kanë thënë që nuk janë në gjendje të përballojnë shitjen e futbollistit në gjysmë të sezonit, edhe nëse vet lojtari do të shprehte dëshirë për largim.