Messi nostalgjik: “Clasico kundër Cristiano Ronaldo ishte shumë speciale”

2 javë më parë

Messi nostalgjik: “Clasico kundër Cristiano Ronaldo ishte shumë speciale”

Ka kaluar më shumë se një vit nga Clasico e fundit kur përballë ishin Lionel Messi e Cristiano Ronaldo në fushë, por argjentinasi nuk i harron duelet e mëdha me portugezin, që sezonin e kaluar u transferua tek Juventus: “Sfidat kundër Real Madrid janë gjithnjë të vecanta, por kur ishte Cristiano Ronaldo bëheshin speciale. Dueli sportiv mes nesh do të mbetet përgjithnjë sepse zgjati shumë vjet e nuk është e lehtë të qendrosh në nivele të tilla gjatë, sidomos duke luajtur në skuadra kompetitive si Barcellona e Real Madrid”.

Duke folur për kanalin zyrtar të La Liga, Pleshti kujtoi: “Konfrontimi mes nesh ishte shumë i bukur në nivel personal, edhe pse njerëzit mendoj se janë zbavitur, pak rëndësi ka nëse ishte madrilen, blaugrana ose bënte tifo për skuadra të tjera. Por tani është e kaluar, shohim përpara ato sfida që kemi tani”.