Messenger me temën e Star Wars, përfshirë shenjat dhe efektet

1 muaj më parë

Messenger me temën e Star Wars, përfshirë shenjat dhe efektet

Të gjitha ata, që duan më shumë nga Star Wars, janë shpërblyer nga Facebook me lansimin e temës së fundit.

Aplikacioni i Star Wars për Messenger, mundëson që të ndryshohet prapavija dhe të duket sikur përdoruesi është duke lëvizë nëpër hapësirë.

Ky aplikacion me efektet e realitetit të zmadhuar, është krijuar në bashkëpunim me Disney, për nderë të vazhdimit të katër Star Wars: The Rise of Skywalker, që lansohet brenda këtyre ditëve.

Për ata që nuk e kanë ditur, se Facebook Messenger mund të ketë një temë, mjafton të hapin një bisedë dhe të klikojnë në theme, për të vazhduar më pas me këtë opsion nga filmi.

Deri më tani, ky opsion është në dispozicion në vetëm disa telefona, meqë konsiderohet si edicion i limituar, por mund të zgjerohet edhe në të tjerat brenda një kohe të shkurtër.