Mësohet data e inaugurimit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit

4 javë më parë

Mësohet data e inaugurimit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit

Kryeministri, Ramush Haradinaj, është interesuar të dijë se kur do të përfundojnë punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

E përgjigjen për këtë e ka marrë nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, gjatë mbledhjes së Qeverisë, shkruan AktivPress.

Ai ka thënë se inaugurimi i kësaj rruge është planifikuar të ndodhë më 29 maj, ndërsa për përmbushjen e obligimeve të pagesave nga ministria, është duke u përgatitur raporti i cili do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejt.

Ndërkohë, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen e vështirë financiare të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Mitrovicë, e cila po shkaktohet kryesisht nga mosrealizimi inkasimit të të hyrave nga Mitrovica e veriut./AktivPress/