Mësimi fillon më 18 janar, konfirmon Likaj

4 ditë më parë

Mësimi fillon më 18 janar, konfirmon Likaj

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka konfirmuar se mësimi do të fillojë më 18 janar.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se sot ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe ka kërkuar që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021.

“Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”, ka shkruar ai.