Merreshin me bixhoz, policia arreston dy persona në Prizren

1 javë më parë

Merreshin me bixhoz, policia arreston dy persona në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme ka arrestuar pesë persona dhe dy nga ta i ka dërguar në mbajtje pas kontrollimit të katër lokaleve në Prizren nën dyshimin për organizim të paligjshëm të skemave piramidale të bixhozit.

Gjatë kontrollimit të lokaleve lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi: 3 (tri) kutia me 1561 zhitona të lojës Poker, 2(dy) kompjuterë Llap topa, 3(tri) shtëpiza të kompjuterëve, 7 (shtatë) telefona, një diviar, një printer për tiketa të bastoreve sportive, 16 (gjashtëmbëdhjetë) tiketa të bastoreve.

Lokalet janë mbyllur nga e inspektorët. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

AktivPress