Merkel planifikon të diskutojë zbritjen e buxhetit të BE-së për Gjermaninë pas BREXIT-it

1 muaj më parë

Merkel planifikon të diskutojë zbritjen e buxhetit të BE-së për Gjermaninë pas BREXIT-it

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Bashkimi Evropian duhej të diskutonte një zbritje të mundshme për Gjermaninë.

Ajo tha se kjo duhet të jetë si pjesë e negociatave për buxhetin, sepse Gjermania do të “rëndohej në mënyrë disproporcionale” nga një rritje në buxhetin e bllokut.

“Rritja e buxhetit të Bashkimit Evropian në 1 për qind të forcës ekonomike të bllokut pa kontribute nga Britania e madhe në të ardhmen do të rëndonte tepër Gjermaninë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi një diskutim në lidhje me një shpërndarje të drejtë të ngarkesave në anën e financimit dhe gjithashtu për një zbritje për Gjermaninë”, u tha Merkel ligjvënësve në Dhomën e Ulët të Bundestagut, përcjell Telegrafi.

Një marrëveshje për BREXIT-it është rënë dakord midis ekipeve negociuese të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, përmes një postimi në Twitter. /Telegrafi/