Mënyrat natyrale si të rrisim flokë të gjatë e të shëndetshëm

4 vite më parë

Mënyrat natyrale si të rrisim flokë të gjatë e të shëndetshëm

Para se të shprehim dëshirën që flokët të na rriten brenda natës, duhet të dimë që flokët e shëndetshëm e të gjatë kërkojnë kohë. Flokët rriten jo më shumë se 3 deri në 5 milimetra në muaj dhe kjo ndodh vetëm nëse flokët janë të shëndetshëm dhe majat nuk janë të këputura. Duhet durim përkujdesje dhe nëse ndiqni këshillat e mëposhtme ju do të përshpjetoni këtë proces.
1.Edhe pse mund t’i prisni flokët rregullisht, kjo nuk ndikon në rritjen e shpejtë të tyre . Majat do të dukeshin më të shëndetshme por prerja e tyre e shpeshtë do të ndalonte rritjen e flokut. Stilistët rekomandojnë prerjen çdo 12 javë të flokut vetëm 1/8 e centimetrit .
2.Përdorni serumin sa herë që lani flokët
Sa herë që floku lyhet, pjastrohet apo stilohet, majat dobësohen . Serumi ndimon që të zvëndësohen lipidet dhe proteinat brenda boshteve të flokut .
3.Mos përdorni shampo sa herë që laheni
Është për t’u shqetesuar kur femrat evitojnë serumin nderkohë që është shampoja ajo që nuk duhet përdorur gjithmonë . Qëllimi i përdorimit të shampos është të eleminojë papastertitë, por ne te njejten kohe shampoja zhduk dhe yndyrën nga floku, e cila është e rendësishme për ta mbajtur atë të butë dhe të shëndetshëm .
4.Mos harroni maskat
Stilistet e flokeve sugjerojnë maskën me vajë kokosi sepse ndimon shumë në freskimin e flokut dhe rritjen e tij në mënyrë sa më të shëndetshme . Mbajeni vajin e kokosit për rreth 10 minuta, më pas lajeni normalisht.
5.Shpëlajeni flokun pas çdo larje me ujë të ftohtë .
Uji i ftohtë ndimon vërtetë në rritjen e flokut dhe për më tepër mban flokun e gjatë të shëndetshëm për më gjatë . Gjithashtu kjo taktikë ndimon në eleminimin e zbokthit . Ju mjaftojnë vetëm disa sekonda me ujë të ftohtë, dhe do të shikoni një rezultat të shkëlqyer në më pak se një muaj .