Megjithatë Haxhi Shala i Nismës është pro Qeverisë Hoti (Dokument)

1 muaj më parë

Megjithatë Haxhi Shala i Nismës është pro Qeverisë Hoti (Dokument)

Gjatë ditës është deklaruar se është kundër.

Por Haxhi Shala, deputet nga Nisma Social Demokrate, është njëri nga 61 nënshkruesit në listën e deputetëve që janë deklaruar pro krijimit të Qeverisë së re.

Në këtë dokument që e ka siguruar Klan Kosova, Shala është nënshkrues bashkë me deputetët tjera nga subjekti i tyre politik.

“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie”, kishte qenë deklarata e tij gjatë ditës së sotme.