Mediat turke e konfirmon lajmin e keq për Vedat Muriqin, ja sa pritet të mungojë

3 javë më parë

Mediat turke e konfirmon lajmin e keq për Vedat Muriqin, ja sa pritet të mungojë

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka pësuar ditë më parë një lëndim në sfidën mes Fenerbahces dhe Kasimpasas.

Në këtë takim sulmuesi kosovar shënoi dy gola, por lëndimi i pësuar i pamundësuan të paraqitet në dy ndeshjet vendimtare të Kosovës, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

E përditshmja turke Fotomac ka raportuar se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se Muriqi do të mbetet jashtë fushave për pesë javë dhe rikthimi i tij do të ndodh vetëm në muajin janar.

Reprezentuesi kosovar do t’i humbas tetë ndeshje të këtij viti me Fenerbahcen, gjashtë në kampionat dhe dy të tjera në Kupën e Turqisë.

Kampionati turk do të shkoj në pushim nga 29 dhjetori deri më 19 janar të vitit të ardhshëm.

E pikërisht më 19 janar Muriqi pritet të rikthehet në fushë ku Fenerbahce do të përballet në udhëtim me Gazintepsporin.

Prizrenasi këtë edicion ka qenë lojtari kryesor i Fenerbahces, pasi ka shënuar shtatë gola në kampionat duke bërë edhe një asistim.