Me sharki interpreton këngë shqipe para publikut francez

2 muaj më parë

Me sharki interpreton këngë shqipe para publikut francez

Enris Qinami studimet e para për muzikë klasike i mori në Shqipëri dhe i vazhdoi në Francë.

Por në një event në Francë, Enrisi ka zgjedhur të bëhet përfaqësues i muzikës tradicionale shqiptare.

Me një instrument muzikor krejt të veçantë si sharkia, me elementë të sazes dhe këngët me tekste shqip, ai është i vetmi përfaqësues që interpreton e kultivon këtë lloj muzike për publikun francez.

Ai është shprehur se muzika e mirëfilltë shqiptare është vlerë e rrënjëve tona.

“Muzika tradicionale është një shikim në pasqyrë e vetvetes. Ajo ruan memorien kolektive në disa forma: së pari në tekstet dhe së dyti në melodi”, tha Enrisi.

Duket se artistët shqiptarë janë ambasadorë të kulturës në vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe Enris Qinami është një i tillë, duke na përfaqësuar në Francë dhe shumë vende të tjera të Evropës. /Albinfo.ch

Fotografia e Enris Qinami

Fotografia e Enris Qinami

Fotografia e Enris Qinami