Me shantazh një burrë keqpërdorë seksualisht një grua në Klinë

3 muaj më parë

Me shantazh një burrë keqpërdorë seksualisht një grua në Klinë

Një rast i dhunimit seksual është regjistruar nga Policia e Kosovës, në Klinë.

Një burrë është arrestuar, me dyshimin se nën shantazh ka dhunuar seksualisht një grua.

Rasti, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur më 12.08.2019, rreth orës 09:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti duke e shantazhuar viktimën femër shqiptare e ka dhunuar seksualisht. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së.

Detajet të tjera nuk janë dhënë nga Policia e Kosovës.