Me ndërmjetësimin amerikan, Kosova e Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për autostradën dhe hekurudhën

5 muaj më parë

Me ndërmjetësimin amerikan, Kosova e Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për autostradën dhe hekurudhën

Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin amerikan për kontributin që ka dhënë për arritjen e kbsaj marrëveshjeje, dhe për kontributin që po e jep për arritjen përfundimtare mes dy shteteve, raporton AktivPress.

Thaçi ka thënë se Kosova i beson fuqishëm SHBA-së.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq./AktivPress/