Me këtë ndeshje do të hapet Kampionati Europian ‘Euro 2020’

3 javë më parë

Me këtë ndeshje do të hapet Kampionati Europian ‘Euro 2020’

Së shpejti nis Kampionati Europian “Euro 2020”.

Ky eveniment i madh i futbollit në “Kontinentin e Vjetër” do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik.

Faza e grupeve do të nisë më 11 qershor dhe do të hapet me ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Italisë e cila do të zhvillohet në Romë në orën 21:00.

Faza e grupeve do të përfundojë më datën 23 qershor me ndeshjet Sllovaki – Spanjë, Suedi-Poloni, Gjermani-Hungari dhe Portugali – Francë e cila zhvillohet në Budapest, ora 21:00.

Faza 1/16 do të zhvillohet mes datave 26-29 qershor, pastaj çerekfinalet më 2 dhe 3 korrik, gjysmëfinalet më 6 dhe 7 korrik, kurse finalja e madhe do të luhet në Londër më 11 korrik, ora 21:00.