Mbyllja e “Kosovës A” nuk fillon para vitit 2021

1 muaj më parë

Mbyllja e “Kosovës A” nuk fillon para vitit 2021

Procesi i mbylljes së “Kosovës A” nuk do të fillojë para vitit 2021.

Kjo, pasi institucionet përgjegjëse ende janë në fazën e përgatitjeve të dokumenteve të tenderimit për realizimin e projektit të dekomisionimit të objekteve-çmontimin dhe punët e sanimit të aseteve që nuk janë më në operim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm kjo fazë, e cila ka filluar më 2 korrik 2018, do të zgjasë rreth 25 muaj dhe do të përmbyllet me një raport përfundimtar, i cili pritet që të përcaktojë edhe vlerën financiare të këtij projekti.

Qeveria e Kosovës në vitin 2013 kishte marrë vendim për fillimin e procesit të dekomisionimit të njësive joaktive që nuk pengojnë operimin normal të njësive aktive dhe pas çmontimit të tyre parashihte edhe mbylljen e njësive aktive të “Kosovës A”. Kjo për shkak të vjetërsisë dhe nivelit të madh të ndotjes.