Mbyllet një shkollë në SHBA pas dyshimeve për përmbajtje radioaktive

1 javë më parë

Mbyllet një shkollë në SHBA pas dyshimeve për përmbajtje radioaktive

Shkolla e mesme, Zahn’s Corner në Shtetet e Bashkuara është mbyllur, pasi autoritetet kanë gjetur se ky objekt është kontaminuar me substanca radioaktive.

Zyrtarët kanë thënë se pas monitorimit të ajrit në afërsi është vërejtur përbërje e uraniumit dhe substancave tjera në Piketon, në jug të Ohajos.

Në këtë shkollë është bërë e ditur se janë rreth 300 nxënës dhe 25 anëtarë të stafit.

Një central bërthamor, që ka krijuar armë për Departamentin amerikan të Energjisë është mbyllur në këtë zonë më 2001.

Këshilltarja lokale, Jennifer Chandler i ka thënë rrjetit kabllor CNN, se pesë fëmijë janë diagnostikur me kancer në pesë vjetët e fundit, tre prej të cilëve kanë vdekur.

“Ju nuk dëshironi të bëni një ankesë që nuk mund ta mbështesni”, ka thënë ajo.

“Si ka ndodhur kjo? A është ky kancer gjenetik? A është kancer i shkaktuar nga ambienti? Sepse unë nuk jam mjeke profesionale dhe kjo nuk është lojë. Kemi të bëjmë me jetë njerëzish”, është shprehur ajo.

Autoritetet e Shkollës, Zahn’s Corner kanë thënë se shkolla do të mbetet e mbyllur derisa “burimi, niveli i kontaminimit dhe ndikimi potencial në shëndetin publik” të bëhen të ditura.