“Mbretëresha” e dikurshme rikthehet në rrjetin social

1 javë më parë

“Mbretëresha” e dikurshme rikthehet në rrjetin social

Selena Gomez është rikthyer në Instagram. Pas një shkëputjeje të gjatë, këngëtarja 28-vjeçare, dikur “mbretëreshë” e rrjetit social, ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma digjitale.

“Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndieja të postoja gjëra të gëzueshme apo festive. Ishte shumë e vështirë për mua dhe po gjej kohën të mësoj, të mësoj vërtetë se çfarë po ndodh, dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim,” thotë ylli i “Rare”.

“Por, dua t’ju them se do të përfshihem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri, do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështesni gjithmonë”, shton Selena.

Ndërkohë, Gomez paralajmëroi se po punon për disa projekte që mezi pret t’i ndajë me fansat. Artistja u shpall femra më e ndjekur në botë në Instagram në vitin 2016, por “u rrëzua” nga froni më 2019 nga Ariana Grande, e cila tani ka mbi 190 milionë ndjekës, kurse Selena 184 milionë.