Mbështetja amerikane për ushtrinë shqiptare shënon rekord

1 javë më parë

Mbështetja amerikane për ushtrinë shqiptare shënon rekord

Fuqia e marrëdhënies së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sa e pamatshme aq edhe e pathyeshme. Kështu ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, shkruan AktivPress.

Ajo ka bërë me dije se mbështetja amerikane në fushën e mbrojtjes ka shënuar rekorde në dy vjetët e fundit.

“Sot e përherë jemi krenarë për aleancën tonë me SHBA, mbështetja e të cilit ka arritur një rekord investimesh në vitet 2018 – 2019”, është shprehur Xhaçka.

“Borxh mirënjohje për aleatin tonë dhe popullin amerikan, borxh që po përpiqemi ta kthejmë duke u gjendur kudo, ku kërkohet kontributi ynë në funksion të paqes e sigurisë se Aleancës dhe gjithë rajonit”, ka shtuar ajo, duke shprehur mirënjohje e falënderim për Zyrën e Atasheut Ushtarak dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak që “falë asistencës së tyre kanë forcuar më shumë se kurrë marrëdhënien mes dy vendeve”.

Përfaqësuesja amerikane ka deklaruar se SHBA-të i mbështesin Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi këto forca kanë dëshmuar ndër vite se janë të përgatitura dhe të gatshme që të luftojnë krah për krah me trupat amerikane dhe të NATO-s, kudo dhe në çdo kohë, në çfarëdo kushtesh dhe pa paralajmërim./AktivPress/