Mbappe kthehet në aksion pas dënimit me tri ndeshje

4 muaj më parë

Mbappe kthehet në aksion pas dënimit me tri ndeshje

Mbappe pritet të startojë të shtunën në ndeshjen që PSG-ja do ta zhvillojë me Dijonin.

Kylian Mbappé do të rikthehet në aksion për PSG-në kundër Dijonit të shtunën pasi vuajti dënimin me tri ndeshje për kartonin e kuq që e mori në finale të Kupës së Francës me 27 prill.

Me dy ndeshje të mbetura, synimi i tij është Këpuca e Artë, edhe pse duket e paarritshme, sepse Messi prin me 34 gola – 4 më shumë se francezi.

“Triumfi në Ligë ka qenë objektivi ynë që nga fillimi i sezonit. Jam i lumtur sepse kemi punuar shumë për të përjetuar këto momente, jemi të lumtur”, tha Mbappe.

“Kemi bërë një ndër sezonet më të mira në histori të Ligue 1, natyrisht gjithçka ska qenë perfektë, por kemi bërë edicion të mirë, duke mos përmendur garat tjera. Do të festojmë titullin me fansat tonë, është diçka fantastike”.

Mbappe ka shënuar 36 gola në 41 paraqitje këtë edicion për PSG-në. /Gazeta Expresss/