Mbahet Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Greqi në Athinë

3 muaj më parë

Mbahet Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Greqi në Athinë

Në Athinë të Greqis, sot është mbajtur Forumi Ekonomik Greqi – Kosovë.

Në këtë forum morën pjesë mbi pesëdhjetë biznese nga Kosova dhe Greqia, transmeton AktivPress.

Forumi ka për qëllimin thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes te dy vendeve, promovimin dhe tërheqjen e investimeve, si dhe forcimin e lidhjeve biznesore të kompanive greke dhe kosovare.

Ky Forum, që është i dyti pas Forumit Ekonomik, të mbajtur në Prishtinë, në mars të vitit 2017, është organizuar me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, si dhe në koordinim mes Zyrës Ekonomike dhe Tregtare te Kosovës në Athinë.

Njëherësh ky Forum është organizuar edhe me bashkëpunimin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë si dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Gjatë forumit janë mbajtur takimet G2B dhe Β2B, nё sektorët e ndërtimtarisë, turizmit, agro-biznesit, përpunimit tё ushqimit, përpunimit tё metaleve, përpunimit tё drurit, teknologjisë informative, shёndetёsisё, sektorit farmaceutik dhe energjisë.

Në pjesën e parë të forumit janë mbajtur fjalë rasti nga Kryetarët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut si dhe nga përfaqësues institucional grek. Në të njëjtën kohë një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe Udhëheqësi i Zyrës së Kosovës në Athinë, njofton KIESA.

Në pjesën e dytë të forumit janë realizuar prezantimet mbi shërbimet dhe potencialet ekzistuese per investime nga Agjencia per Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë si dhe nga përfaqësuesi i Enterprise Greece.

AktivPress