Mauro Icardi alarmon tifozët, shfaqet në shtrat me maskë oksigjeni

2 muaj më parë

Mauro Icardi alarmon tifozët, shfaqet në shtrat me maskë oksigjeni

Mauro Icardi ka shqetësuar fansat e PSG, pasi ka postuar një foto në rrjetet sociale.

Sulmuesi argjentinas shfaqet në shtrat me një maske oksigjeni, çka ka bërë që të ngrihen aludime të ndryshme.

Kjo edhe për shkak se PSG kishte njoftuar se lojtari i tyre do të mungojë për shkak të probleme prej gastroenteritit, që shkaktohet prej infeksioneve të zorrëve dhe shkakton diarre dhe të vjella.

Gjithsesi gjendja e Icardit është mjaft e mirë dhe ajo maskë oksigjeni i shërben një praktike që e ndjekin futbollistët së fundmi për të rikuperuar sa më shpejt formën fizike maksimale.