Mashtrimi me vizat në Kanada, nënë e bijë dënohen me 18 vite burg

3 vite më parë

Mashtrimi me vizat në Kanada, nënë e bijë dënohen me 18 vite burg

Prokuroria ka kërkuar 10 vite burg për Lule Makashin dhe 8 vite për vajzën e saj Adela Makashin.

Lule dhe Adela Makashi akuzohen se mashtruan 225 shtetas me pretendimin se do i çonin në Kanada.

Mbi nënë e bijë rëndon akuza për mashtrim me vizat e punësimit në Kanada.

Një vit më parë, gjykata la në burg, Lule Makashin, pronaren e kompanisë “Ande-LM” dhe nisën hetimet ndaj saj për mashtrimin me pasoja të rënda të shumë personave dhe caktoi detyrim paraqitje për Adela Makashi, vajzën e Luli Makashit dhe kjo e hetuar për mashtrim.

Nënë e bijë nuk i pranuan akuzat për mashtrim dhe deklaruan në gjykatë se aktiviteti i tyre ishte i ligjshëm, por problemi ishte me zyrat avokatore në shtetin kanadez, problem që kishte nisur nga tetori 2015.

Gjithashtu ngritën pretendimin se kjo ishte arsyeja pse shkuan në Kanada, ku u kapën dhe u deportuan menjëherë në Shqipëri./Oranews