“Marubi feston origjinalen”

3 vite më parë

“Marubi feston origjinalen”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekzpozita “Marubi Feston Origjinalen”, me disa dhjetra foto të realizuara gjatë viteve nga studioja Marubi dhe të ruajtura në familjet shkodrane.

Muzeu ka në arkivën e tij më shumë se 500 mijë negativë, por, sipas specialistëve, sot është e vështirë të gjenden fotot origjinale.

Kuratori i ekzpozitës, gjermani Rudolf Schafer, i cili thotë se mbetet ende pa përgjigje pyetja nëse fotot e sotme dixhitale, të realizuara me telefonë inteligjentë, do të arrijnë të ruhen ashtu si fotot e Marubëve.