Martohet vajza e Fshatit SOS: Historia prekëse që do t’ju bëjë të harroni dasmat VIP (FOTO)

4 vite më parë

Martohet vajza e Fshatit SOS: Historia prekëse që do t’ju bëjë të harroni dasmat VIP (FOTO)

Teksa të gjithë flasin për dasmat e personazheve VIP mes luksit e të ftuarve të shumtë, një dasmë e vogël e modeste ka tërhequr vëmendje së fundmi, jo për zhurmën e madhe që shkaktoi, por për historinë emocionuese.

Sot, nëpërmjet një postimi në Facebook, Fshati SOS në Kosovë ka njoftuar se ditën e premte, ka martuar një prej vajzave që është rritur në këtë fondacion.

Ajo është veshur nuse dhe është përcjellë për në shtëpinë e bashkëshortit me festë e dhurata. ‘E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë…’-shkruhet në postimin prekës të fondacionit që është shndërruar në një familje për fëmiëjt që jetojnë aty.

Postimi i plotë:

SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi.

Të premten kishim festë në SOS Fshat. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllaun dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veq se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmiun e saj.

Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.

Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë…Paqin fat e ju priftë e mbara!

Image