Martin Luter Kingu në 2 minuta

1 muaj më parë

Martin Luter Kingu në 2 minuta

Martin Luter King ishte mishërim i luftës së afrikano-amerikanëve për të drejta të barabarta, para gjysmë shekulli.

Marsin e vitit 1963 ai mbajti në Uashington fjalimin historik “Unë kam një ëndërr”, ku të pranishëm ishin rreth 250 mijë njerëz.

Fjalia që ai tha se “Nga një mal dëshpërimi, një gur shprese…”, frymëzoi krijuesin e përmendores.

Ky “mal” është nëntë metra i lartë, ndërsa “guri i shpresës” është i gdhendur në të.

Punimi është realizuar nga artisti kinez Keu Yixin.

Muret e monumentit janë të mbushura me citate të Martin Luter Kingut.

Skulptura e tij duket sikur është një vepër e papërfunduar, sikurse edhe jeta e aktivistit u ndal në gjysmë, pasi ai u vra në vitin 1968 në moshën 39 vjeçare.

Në fakt, ai i dha historisë amerikane një drejtim të ri.

Martin Luter Kingu vazhdon të frymëzojë njerëzit në mbarë botën, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton AktivPress.