Martesat e ndaluara

4 javë më parë

Martesat e ndaluara

Në kujtim të tragjedisë së Romeos dhe Zhulietës, një çift në Nigeri ka bërë vetëvrasje në fillim të këtij muaji pasi prindërit e tyre ia ndaluan që të martohen për shkak se njëri nga ta ishte pasardhës i skllevërve.

“Ata po thonë se nuk mund të martohemi…krejt për shkak të një besimi të lashtë”, shkruhet në letrën që ata e kanë lënë.

Të dashuruarit, të cilët ishin në fillim të 30-ve, erdhën nga Okija në shtetin juglindor të Anambras, ku skllavëria ishte shfuqizuar në fillim të viteve 1900, si në të gjithë vendin, nga Mbretëria e Bashkuar, sundimtarja koloniale e Nigerisë në atë kohë.

Por pasardhësit e skllevërve të liruar në mesin e grupit etnik igbo ende trashëgojnë statusin e paraardhësve të tyre dhe e kanë të ndaluar nga kultura vendore që të martohen me ata igbo të parë si “të lindur të lirë”.

“Zoti i ka krijuar të gjithë të barabartë, kështu që pse njerëzit diskriminojnë vetëm për shkak të injorancës së stërgjyshërve tanë”, ka thënë çifti.

Shumë çifte igbo janë përballur me diskriminime të tilla të papritura. Para tre vjetësh, Favour 35 vjeçe, e cila nuk do ta publikojë mbiemrin e saj, ishte duke u përgatitur për dasmën e saj me një burrë me të cilin ishte në lidhje për 5 vjet, kur familja e tij igbo e zbuloi se ajo ishte pasardhësve e një skllavi.