Marrëveshja e gjelbër me BE-në këndell “Kosovën B” dhe ambientin

5 muaj më parë

Marrëveshja e gjelbër me BE-në këndell “Kosovën B” dhe ambientin

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e gjelbër me Bashkimin Evropian për rinovimin e termocentralit “Kosova B”, ndërrimin e elektrofiltrave dhe reduktimin e pluhurit dhe DENOX-it, në vlerë prej 76.4 milionë eurosh.

Kjo marrëveshje thuhet se do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend, shkruan Zëri.

Ambientalistë të ndryshëm vit pas viti kanë akuzuar KEK-un për cilësinë e lartë të ajrit të ndotur në vend, cilësi e cila është vlerësuar tejet e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Derisa cilësia e ajrit të ndotur në vend po vazhdon të jetë e lartë, Kosova ka lidhur një marrëveshje të rëndësishme me BE-në.