Marotta flet për të ardhmen e Allegrit

4 vite më parë

Marotta flet për të ardhmen e Allegrit

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka folur për të ardhmen e trajnerit Allegri.

Allegri është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën dhe Arsenalin, mirëpo, Marotta, i hedhë poshtë të gjitha mundësitë për një largim të Allegrit, shkruan AktivPress.

“Allegri do të qëndrojë me ne, kjo është 100 për qind e sigurt. Kemi një raport fantastik me të dhe jemi shumë miq të mirë. Jemi të lumtur me punën që po bën dhe ai është i lumtur me ato që i ofrojmë, prandaj kurrë nuk ka pasur probleme mes nesh”, përfundoi Marotta. /AktivPress