Marku pas fitores: Mi sillni të gjithë boksierët, jam i gatshëm të përballem

2 javë më parë

Marku pas fitores: Mi sillni të gjithë boksierët, jam i gatshëm të përballem

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta. Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton.

Prej fillimit të meçit, boksieri shqiptar kishte dominimin dhe nuk lejoi befasi deri në fund të meçit, ndonëse nuk arriti të fitonte me nokaut, shkruan Express.

Pas duelit, Marku ftoi të gjithë boksierët, duke u shprehur i gatshëm të përballet me të gjithë.

“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. Ju dua”, deklaroi Marku pas ndeshjes.

Kështu, Marku mbetet i pamposhtur, që prej 11 meçeve ka 10 fitore dhe vetëm një barazim.