Marko Gjuriq futet në veri të Mitrovicës

2 javë më parë

Marko Gjuriq futet në veri të Mitrovicës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq, ka ardhur sot në Mitrovicën Veriore për të marrë pjesë në lutjet për festën e “Shën Mitrit”, raporton koha.net.

Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim nëse atij i është dhënë leja për të hyrë në vendin tonë, shkruan AktivPress.

Gjuriq është takuar dje në Beograd me Listën Serbe, nga ku u tha se duhet të këmbëngulin për të qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Listës Serbe është shpalosur edhe opsioni që ata t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës./AktivPress/