Marchisio do që Juventus ta kthejë Pogbën

1 javë më parë

Marchisio do që Juventus ta kthejë Pogbën

Paul Pogba do të ishte një transferim ideal për Juventusin, sipas ish-mesfushorit të tyre, Claudio Marchisio.

Kampioni i botës me Francën pritet të largohet nga Manchester United këtë verë, dhe ish-bashkëlojtari i tij do të preferonte ta shihet prapë në fanellën bardh e zi.

“Të shohësh ekipin e Juventusit, mendoj që iu mungon një lojtar që mund ta ndihmojë ekipin në sulm dhe Pogba do të kishte qenë lojtar ideal për këtë gjë”, ka thënë Marchisio.

“Kurrë nuk arrita ta kuptoj vendimin e tij që të kthehet në Manchester; pasi që veçse kishte qenë aty”.