Manjola Nallbani “konkurron” denjësisht në pamje Eli Farën dhe Irma Libohovën

1 muaj më parë

Manjola Nallbani “konkurron” denjësisht në pamje Eli Farën dhe Irma Libohovën

Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo na ka kënaqur gjithmonë me këngët ritmike dhe zërin e ëmbël, por një detaj që nuk duhet anashkaluar është dhe pamja e saj e jashtme

Edhe pse është 51-vjeçe Manjola ka një trup për t’u pasur zili. Këtë ajo e ka dëshmuar dhe me një foto që ka publikuar në “Instagram”, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjelbër ngjit pas trupit, e që ia nxjerr më në pah linjat perfekte.

Manjola i bashkohet kështu dy kolegeve të saj, Eli Farës dhe Irma Libohovës, për të cilat duket se “koha” ka ndalur në vend.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.