Mane i lumtur te Liverpooli

3 muaj më parë

Mane i lumtur te Liverpooli

Sulmuesi senegalez Sadio Mane ka insistuar se është shumë i lumtur te Liverpooli, pavarësisht interesimit të Real Madridit për shërbimet e tij.

Në një intervistë Mane ka thënë se dëshiron të mbetet pjesë e Liverpoolit edhe për një kohë të gjatë, pasi me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023, transmeton Koha Ditore.

27-vjeçari, këtë edicion ka shënuar katër gola në pesë paraqitje në të gjitha garat.

“Të them të drejtën, jam shumë i lumtur që luaj te Liverpooli, pasi këtu kam edhe familjen. Kemi tifozët më të mirë në botë dhe nuk shoh ndonjë arsye për t’u larguar prej ekipit”, është shprehur Mane.

Sulmuesi senegalez te skuadra e Liverpoolit është transferuar para tri vjetësh nga Southamptoni për 41 milionë euro dëmshpërblim.

Mane karrierë në Evropë ka bërë edhe te Red Bull Salzburgu e Metzi.