Manchester Unitedi arrin marrëveshje për Chiesan

3 javë më parë

Manchester Unitedi arrin marrëveshje për Chiesan

Interi dhe Juventusi mund të mbeten duarthatë në garën për Federico Chiesan.

Mesa duket, sipas raportimeve të mediave angleze, Manchester United ka arritur akordin me Fiorentinën për të blerë kartonin e talentit italian i cili do të transferohet në Premier League për 53 milionë euro.

22-vjeçari është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016-të kur nga akamedia e skuadrës vjollcë ju bashkua ekipit të parë.

Në total në Serie A me Fiorentinën Chiesa është aktivizuar në 127 takime duke realizuar dhe 21 gola.

Djali i legjendës Enrico Chiesa, konsiderohet si një talent me potencial të madh që mund ta ndihmojë shumë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në të ardhmen.

Pamundësia për të firmosur me yllin anglez të Dortmundit, Jadon Sancho ka bërë që United ta hedhë vështrimin nga Chiesa i cili ka një kosto financiare më të ulët.