Manchester United turpërohet në “Old Traford”

3 vite më parë

Manchester United turpërohet në “Old Traford”

Manchester United nuk ka arritur më shumë se 1 pikë në përballjen me Bournemouth.

Skuadra e Jose Mourinhos është turpëruar në këtë përballje pasi që tërë pjesën e dytë e ka luajtur me një lojtar më shumë. Rojo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23.

Në fund të pjesës së parë, King barazoi nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Surman i lehtësoi punën Unitedit pas përjashtimit me të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ibrahimovic ishte figura tragjike e ndeshjes pasi që në minutën e 72 nuk arriti të shënoi nga penalltia.

Me këtë barazim, United vazhdon të jetë jashtë zonës që dërgon në Champions League duke grumbulluar 49 pikë pas 26 javësh.