Manchester United i kërkon 100 milionë euro për Pogban

3 ditë më parë

Manchester United i kërkon 100 milionë euro për Pogban

Mesfushori francez, Paul Pogba, dëshiron që të largohet nga skuadra Manchester Unitet gjatë verës së këtij viti.

Por, skuadrat që janë të interesuara për futbollistin 26 vjeçar, duhet t’i bëjnë gati 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Cilësia e Pogbas kur është në formë është e pamohueshme, por tani atë janë duke e penguar disa lëndime që i ka marrë gjatë lojës.

Kujtojmë se skuadrat e mëdha që janë të interesuara ta nënshkruajnë Pogban mbeten Real Madrid dhe Juventus.