Manchester United fiton thellë ndaj Partizanit, kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

1 muaj më parë

Manchester United fiton thellë ndaj Partizanit, kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

Manchester United ka fituar 3 me 0 ndaj Partizanit në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” fituan falë golave të Mason Greenwood, Anthony Martialit e Marcus Rashfordit.

Në tabelën e Grupit L, Unitedi ka dhjetë pikë në vendin e parë dhe është kualifikuar për në fazën tjetër.

Tetë pikë i ka Alkmari si i dyti. Partizani është i treti me katër pikë. Në fund Astana s’ka pikë.

Image