Malisheva, mes komunave më të mira për realizimin e buxhetit

4 vite më parë

Malisheva, mes komunave më të mira për realizimin e buxhetit

Komuna e Malishevës është radhitur në mesin e komunave më të mira në vend për realizimin e buxhetit të vitit 2016. Bazuar në raportet përfundimtare të Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, kjo komunë rezulton se e ka realizuar buxhetin, në shkallën 96.39 për qind.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Vesel Krasniqi, është shënuar rritje edhe në inkasimin e të hyrave vetanake.

“Ka ulje të shpenzimeve të “lluksit”, siç janë zvogëlimi i shpenzimeve të reprezentacionit për drejtorët e drejtorive, heqja e shpenzimeve të karburantit për drejtor dhe zvogëlimi i shpenzimeve tjera”, ka thënë Krasniqi, duke i treguar me shembuj, zvogëlimin e shpenzimeve të kategorisë për mallra e shpenzime.

Edhe në grumbullimin e të hyrave vetanake, sipas një njoftimi të lëshuar nga komuna, thuhet se ka pasur rritje, shkruan AktivPress.

“Përkundër bojkotit të vazhdueshëm gjatë këtyre tri viteve, nga ana e qeverisë qendrore, Komuna e Malishevës, vazhdon të investoj në të gjitha fshatrat dhe të shpenzoj maksimalisht buxhetin, bashkë me qytetarët e saj, prandaj edhe radhitemi në mesin e komunave më të mira në realizimin e buxhetit komunal”, ka shtuar Veseli./AktivPress.